Të paktën nëntë të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në SHBA

Të paktën nëntë persona kanë vdekur gjatë fundjavës, pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën pjesë të SHBA-së juglindore, duke vërshuar rrugët dhe shtëpitë.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, ka thënë se tetë persona kanë vdekur në shtetin e tij teksa në një konferencë shtypi të dielën foli për mundësinë që numri i viktimave të rritet, raporton BBC.

Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar si pasojë e ujërave, shumë prej të cilëve kanë ngecur në veturat e tyre. 

Në Gjeorgji, u shënua vdekja e nëntë pasi një burrë i shtrirë në shtratin e tij u godit nga një pemë e shkulur, që u përplas në shtëpinë e tij.

Kentaki, Xhorxhia, Alabama, Misisipi, Tenesi, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore dhe Karolina e Veriut pësuan dëme katastrofike edhe në shtator nga uragani Helene.

Te këtp tetë shteteve, më shumë se gjysmë milioni familje kanë mbetur pa energji elektrike të dielën mbrëma, sipas poweroutage.us.

Read Previous

Monumenti simbol i pavarësisë së Kosovës “NEWBORN” merr pamje të re

Read Next

Edhe Dogana e Kosovës uron 17 shkurtin