Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Mynih, ka njoftuar se është takuar për herë të parë me përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen.
“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit”, ka shkruar Osmani.
Tutje, ajo është shprehur se do të vazhdojnë të punojnë me aleatët tanë, që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë. /KultPlus.com