Ndërprerje trafiku nesër në rrugën Kijevë – Dollc për shkak të minimit të shkëmbinjve

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se nesër në trasen e zgjerimit të rrugës Kijevë – Dollc, do të realizohet minimi i shtatë i masave shkëmbore.

Sipas ministrisë, minimi i masave shkëmbore do të bëhet nga ana e majtë e rrugës.

“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, shkruhet në njoftim.

Ministria bëri të ditur se për shkak të minimit ndërprerja e trafikut do të fillojë nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës. /GazetaSinjali/

Read Previous

Transporti i mallrave drejt BE-së me rregulla të reja, Dogana e Kosovës jep detaje

Read Next

KF “Vëllaznimi” eliminon SC “Gjilanin” dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës