Arrestohen katër shtetas turq në Aeroportin e Prishtinës

Katër shtetas turq janë arrestuar dje në aeroportin e Prishtinës, pasi të njëjtit dyshohet se kanë prezantuar leje qëndrimi të falsifikuar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

”Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Read Previous

Kostumi tradicional i gruas dardhare, simbol i kulturës dhe elegancës

Read Next

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e dy personave