Kosova në fillim të këtij viti ka pasur një palë zgjedhje të nivelit qendror, ato parlamentare të 14 shkurtit, ndërsa në po këtë vitit qytetarët do të duhet tu drejtohen edhe njëherë kutive të votimit. Kësaj radhe në tetor do të mbahen zgjedhjet lokale.
Disa parti kanë filluar të zyrtarizojnë kandidatë e tyre e ka edhe prej tyre që ende nuk kanë vendosur se kush do tu prijë në qytetet kryesore të Kosovës.
Njëri nga qytetet e mëdha është Gjakova dhe Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur për një emër i cili do të jetë kandidat i saj për kryetar.
Hajdar Beqa në një përgjigje dhënë IndeksOnline ka bërë të ditur se dega e PDK-së në komunën e Gjakovës ka formuar një komisioni i cili ka bërë analizën zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit. E kjo tashmë i është dërguar strukturave të partisë.
Se kush pritet të jetë kandidatë sipas Beqajt kjo do të bëhet në koordinim me strukturat e partisë.
“Është shqyrtua, është tu u konsultu në organet e partisë. Një degë e Partisë Demokratike me këshillin drejtues me kryetarët e nëndegëve me strukturat në terren dhe do të dalim me kandidatët më të mirë të mundshëm që i ka komuna e Gjakovës, kandidatë për asamble komunale por edhe kandidatin, kandidaten për kryetar të komunës”, tha Beqa.
Se a do të jetë Beqa një kandidatë i mundshëm nga radhët e PDK-së, ai as nuk e mohoj e as pohoj.
“Partia Demokratike është e hapur për krejt qytetarët, njerëzit e vullnetit të mirë, aktivistë të Partisë Demokratike, dhe ne do të shkojmë edhe me strukturat dhe me komunitete të caktuara në Gjakovë, që të jetë një kandidat konsensual. Unë këtë rast jam deputet i Kuvendit të Kosovës dhe në këtë rast kisha pas qejf me pa një Kandidate apo kandidat që ka përkrahjen e partisë demokratike edhe në nivel qendror dhe lokal por edhe të shoqërisë civile dhe grupet e caktume të interesat që veprojnë në komunën e Gjakovës”, nënvizoj Beqa.
Aktualisht kandidaturën për të parin e kësaj komune e ka bërë publike kryetari i saj që vjen nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, e i cili ka deklaruar se kjo do të jetë hera e fundit që ai do të kandidojë për këtë pozitë. Në anën tjetër Vetëvendiosje ende nuk ka dal zyrtarisht me një emër se kë do ta propozoj për kryetar të Gjakovës.
E kontaktuar nga IndeksOnline Mimoza Kusari-Lila që vite më parë kishte mbajtur këtë përgjigje ka bërë të ditur se ende nuk e ka një përgjigje në lidhje me këtë temë, se a do të jetë apo jo kandidate.
Në anën tjetër Luan Gola, kryetar i degës së LDK-së në Gjakovë për IndeksOnline, ka thënë se subjekti i tij politik është në fazën e konsultimit me nëndegët e saj, në lidhje me emrat që pritet të jenë kandidatë për asambleistë, ndërsa çështja e kandidatit për kryetar të Gjakovës, siç tha Gola do të diskutohet në fazat e mëvonshme.
“Jemi në fazën e kontaktimit të gjitha strukturave të nëndegëve, dhe aty si punë të parë do të shohim emrat për asambleistë, dhe pastaj do ta hapim diskutimin për emrin e kandidates, apo kandidatit. Për momentin nuk kemi ndonjë emër. Në fazat e më vonshme, unë besoj pas një muaji do ta hapim këtë si diskutim”, tha ai./IndeksOnline/