Osmani shpreh ngushëllime për familjarët e tre fëmijëve të vdekur në Jabllanicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjarët e tre fëmijëve që vdiqën të shtunën mbrëma në Jabllanicë të Gjakovës pas shembjes së murit të një objekti të pabanuar. 

“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre. Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!” – ka shkruar Osmani në Facebook. 

Read Previous

Emisari i Donald Trump: Ukraina të mbajë zgjedhje pas armëpushimit

Read Next

Konjufca kërkon hetime për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë