Barcelona në bisedime për të nënshkruar me Depay

Barcelona është në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e Lyon, Memphis Depay – sipas OnzeTv3.

Lëvizja e Blaugrana për 27-vjeçarin ka ardhur me kërkesë të shprehur të Ronald Koeman, i cili e stërviti atë në nivel ndërkombëtar kur ishte në krye të ekipit kombëtar të Hollandës.

Depay është i ngazëllyer për mundësinë e bashkimit me Barcelonën, pavarësisht faktit që ai nuk mund të marr një kontratë fitimprurëse mes problemeve të vazhdueshme financiare të klubit.

Read Previous

Enver Hoxhaj: Një muaj qeverisje pa plan

Read Next

Draxler i hapur për një kalim te Bayern Munchen