Meta do të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit

Kompania teknologjike Meta Platforms planifikon të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj të inteligjencës artificiale, ka deklaruar shefi ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg. 

Qëllimi është të forcohet pozicioni i kompanisë kundër rivalëve OpenAI dhe Google në garën për të dominuar teknologjinë, raportoi Reuters.

Si pjesë e investimit, Meta do të rrisë punësimin për inteligjencën artificiale dhe do të ndërtojë një qendër të dhënash prej më shumë se 2 gigavat, e cila do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të Manhatanit.

“Ky do të jetë një vit përcaktues për inteligjencën artificiale. Kjo është përpjekje e madhe dhe viteve të ardhshme do t’i drejtojë produktet dhe biznesin tonë kryesor”, ka thënë Zuckerberg. 

Firmat e mëdha të teknologjisë kanë investuar dhjetëra miliarda dollarë për të zhvilluar infrastrukturën e AI-t pas suksesit të ChatGPT-së së OpenAI./Koha.net

Read Previous

PZAP-ja vazhdon me gjoba ndaj partive politike për shkeljet gjatë fushatës

Read Next

Një muaj para zgjedhjeve, mijëra vetë në rrugët e Berlinit