Kamera e një shoferi të kamionit kapi një ngjarje të pazakontë në një autostradë të Karolinës së Veriut kur një zog që kaloi sipër tij lëshoi një peshk në xhamin e automjetit.
Videoja e shpërndarë nga Ward Transport, shfaq një nga automjetet e kompanisë që udhëton në autostradën Charlotte, kur një zog shfaqet duke fluturuar në drejtim të kundërt me një peshk.
Zogu e lëshon peshkun, i cili godet xhamin e përparmë të kamionit, duke e lënë vendin të lagur.
“Njëri prej shoferëve tanë e vërtetoi se kur i jepni kamionit, duhet të jeni të përgatitur për gjithçka”, shkroi Ward Transport në Twitter.
Nga kompania thanë se kamioni nuk u dëmtua dhe se shoferi është i palënduar. /KlanKosova/