Kroacia do t’i dërgojë notë proteste Serbisë për ndalimin e pesë grave kroate në Beograd, ka thënë ministri i Jashtëm dhe Evropian, Gordan Grliq Radman.
“Të gjitha u kthyen në shtëpi të lumtura me mbështetjen e plotë të Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Beograd, e cila ishte vazhdimisht në dispozicion të tyre dhe ofroi të gjithë ndihmën e nevojshme konsullore”, u tha Radman Grliq gazetarëve në Davos.
Ai bëri të ditur se Kroacia do të marrë disa masa ndaj Serbisë për këtë akt.
“Ne do të dërgojmë notë proteste, do ta informojmë delegacionin e Bashkimit Evropian në Beograd për veprimet e autoriteteve serbe dhe sjelljen e tyre me të cilën i kanë vënë në pozitë poshtëruese qytetarët kroatë. Ne do të mbledhim sistematikisht të gjitha rastet e keqtrajtimit të qytetarëve kroatë, dhe për këtë do të informojmë Komisionin Evropian dhe presidencën polake, dhe sigurisht, do të rishikojmë rekomandimin për udhëtimin e qytetarëve kroatë në Serbi”, ka thënë ministri kaot.
Pesë gra kroate ishin në mesin e 14 aktivistëve të huaj që u depërtuan nga Serbia teksa kishin për të marrë pjesë në një konferencë të shoqërisë civile në Beograd. Autoritetet në Serbi kanë thënë se depërtuan shtetasit e huaj për “arsye sigurie”. Në mesin e tyre kishte aktivistë nga Shqipëria. /Koha.net