Ura e Badovcit u lëshua për qarkullim pa u testuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë intervistuar një të dyshuar për shkak të lëshimit për qarkullim të Urës së Badovcit pa e testuar fare.

Referuar raportit 24 orësh të policisë, thuhet se Ura e Badovcit është lëshuar pa u testuar dhe është konfirmuar pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore.

Ndërkaq rasti është cilësuar si “mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.

“Badovc, Magjistralja Prishtinë-Gjilan / 31.12.2024 – 10:00. Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /21Media

Read Previous

Edi Rama: Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga vendi ynë

Read Next

Çfarë thuhet në raportin ekonomik të BE-së për Shqipërinë?