Gjermani| Muzeu më i madh i teknologjisë heq nga muri portretin e Elon Musk

Photo: Angela Weiss/Getty Images

Muzeu Gjerman në Mynih, muzeu më i madh i teknologjisë në Gjermani, raportohet se ka hequr një portret të miliarderit amerikan të teknologjisë Elon Musk.

Sipas raportimeve të mediave lokale, paneli i xhamit me portretin e Muskut është hequr nga muzeu.

Një zyrtar anonim i muzeut ka thënë se “prania e një personi të gjallë në një vend të rëndësishëm në muze mund të shkaktojë probleme”.

Elon Musk kohët e fundit është kritikuar gjerësisht për mbështetjen e hapur të partive të krahut të djathtë në Gjermani, veçanërisht përmes platformës së tij X. /ATSH-AA/

Read Previous

Nga 1 shkurti zviceranëve u lejohet të qëllojnë ujqërit

Read Next

Costa: E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE