Hapet thirrja për “Skemën e Granteve LOT 3” nga Ministria e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në bashkëpuim me GIZ Kosova ka hapur thirrjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të shprehur interesimin e tyre për Skemën e Granteve LOT 3.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo nismë synon të promovojë dhe forcojë qëndrueshmërinë, inovacionin dhe punësimin në zonat rurale, me mundësi bashkëfinancimi deri në 350 mijë euro.

Afati për aplikim do të jetë deri më 25 mars të këtij viti, derisa u kanë bërë thirrje të gjithëve që të shfrytëzojnë mundësinë për të luajtur një rol kyç, siç kanë thënë ata, në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërtimin e komuniteteve rurale. /RTKlive

Read Previous

Rikthimi i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, kosovarët flasin për pritjet e tyre

Read Next

Prodhuesit evropianë të makinave po përgatiten për vitin e vështirë 2025