Janë arrestuar tre persona nën dyshimin se të njëjtit në objektin e KEDS-it, kanë hyrë me forcë duke thyer derën e hyrjes dhe kasafortën me qëllim që të vjedhin para.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 02:30 në fshatin Ragoqicë në Kamenicë.
“Njësiti i hetuesisë, më 19.04.2021, kanë identifikua dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar se të njëjtit në objektin e KEDS-it, kanë hy me forcë duke thyer derën e hyrjes dhe kasafortën me qëllim që të vjedhin para. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Gazeta Sinjali/