Qendra rajonale e trashëgimisë kulturore në Gjakovë po vazhdon punën përkundër vështirësive me pandeminë. Megjithatë më sfiduese për ta është dëmtimi i disa objekteve gjatë periudhës së vërshimeve në komunën e Gjakovës.
Disa objekte që është planifikuar të investohen në vitin 2020, janë shtyrë për në vitin 2021.
Janë organizatat që po ndihmojnë vazhdimisht në restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.
Ministria për Kulturë Rini e Sport ka ndarë mjetet për të investuar në Muzeun Etnografik, në Qarshinë e Madhe, konservimin e shtëpisë së Rushit Këpuskës, konservimi e Kullës së Ethem Godenit, Kullën e Beqë Ramë Sadrisë dhe shtëpinë e Nimon Ferizit si dhe vazhdimin e punimeve të Kullës në Dyjakë dhe Kullën e Sylejman Vokshit.