Kosova mbi të gjithë në Kampionatin Evropian të xhudos

I jashtëzakonshëm dhe historik ka qenë suksesi i sivjetmë i Kosovës në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Me dy vende të para, një të tretë dhe dy vende të pesta, xhudistët e udhëhequr nga Driton Kuka e kanë vënë emrin e shtetit tonë në vend të parë.

“Bac u kry… Kosova mbi të gjitha. Çka të flas më shumë!”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale.

“Kështu përfundoi Evropiani i xhudos”, ka trajneri i sukseseve të mëdha duke ia bashkëngjitur hashtagun ‘krenar’.

Akil Gjakova u shpall për herë të parë kampion i Evropës në xhudo për seniorë duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë dhe njëherësh u bë medalisti i parë evropian për Kosovën në një garë të meshkujve për seniorë.

Një tjetër të artë e fitoi edhe Distria Krasniqi duke u shpallur po ashtu për herë të parë kampione e Evropës në kategorinë deri 48 kilogramë.

Nora Gjakova u stolis me medalje të bronztë, derisa Laura Fazliu dhe Loriana Kuka (që luftoi gjatë të dielës) u renditën në vend të pestë.

Akil Gjakova u shpall për herë të parë kampion i Evropës në xhudo për seniorë duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë dhe njëherësh u bë medalisti i parë evropian për Kosovën në një garë të meshkujve për seniorë.

Një tjetër të artë e fitoi edhe Distria Krasniqi duke u shpallur po ashtu për herë të parë kampione e Evropës në kategorinë deri 48 kilogramë.

Read Previous

iPhone 13 do të vijë me kamera diagonale

Read Next

​Pas 12 ditësh, sot rihapen shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare