Rahoveci ndalon përdorimin e fishekzjarreve

Edhe komuna e Rahovecit e ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike.

Kryetari Smajl Latifi ka thënë se shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro.

“Për sigurinë dhe qetësinë tuaj gjatë festave të fundvitit, kam urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike. Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe Policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro.”/gazetaexpress/

Read Previous

Trump e zgjedh artisten e njohur për ambasadore të SHBA-së në Kroaci

Read Next

Yamal zbulon emrin e mbrojtësit të majtë më të fortë që është përballur