Psg dhe Juve po diskutojnë për një shkëmbim

Sipas gazetarit Graziano Campi të Top Calcio 24, Psg dhe Juve po diskutojnë për një tjetër hipotezë shkëmbimi.

Emri i Mauro Icardit është më i përfoluri këto ditë për përforcimin e sulmit të Juves.

Bardhezinjtë do të ndërhyjnë shumë në repartin e avancuar dhe një nga hipotezat më të përfolura ishte shkëmbimi i Icardit me Ronaldon ose Dybalas por tani flitet për një tjetër futbollist të juves i cili mund të shkëmbehet.

Bëhet fjalë për brazilianin Arthur i cili mund të shkëmbehet me argjentinasin dhe në këtë formë Juventus jo vetëm që do të kursente paratë e Moratas, i cili do të rikthehej tek Atletico, por do të gjente një zgjidhje edhe për Arthur pa dalë me humbje nga investimi i verës së kaluar.

Braziliani nuk ka bindur dhe nuk shihet si i pazëvëndësueshëm nga Pirlo.

Read Previous

Përmes Bosforit të Turqisë, Rusia dergon luftanije në Detin e Zi

Read Next

Kancelari austriak Sebastian Kurz ofron të jetë nikoqir i takimit SHBA-Rusi