GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi vendin tonë për hapjen e grupkapitullit të gjashtë.
Ajo tha se ky hap tregon njohjen e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE.
Kos gjithashtu vlerësoi dhe angazhimin e gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke shprehur besimin e plotë për vendosmërin e vendin tonë për të punuar fort.
“Jam e nderuar të jem këtu për të festuar për Shqipërinë. Sot këto negociata janë hapur dhe këtu hapi, grupkapitullin e gjashtë. Dua t’ju falenderoj dhe ju zoti kryeministër për punën tuaj. Dua tju kujtoj që edhe me Malin e Zi dje kemi mbyllur 12 grupkapituj. E vlerësoj gjithashtu angazhimin e gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Zgjerimi është prioritet për Bashkimin Europian dhe ne jemi të përkushtuar për të marrë ndryshime të tjera. Sot në konceptin ndërkombëtare për hapjen e grupkapitujt e gjashtë është njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE. Duke hapur kapitujt ne flasim për temat e marrëdhënieve me jashtë dhe këto tema plotësojnë Shqipërisë duke qene një faktor i përbashkët. Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort për të gjitha reformat për këtë proces.
Në këtë kontekst ndërkombëtar, hapja e negociatave për grupkapitullin e 6-të ka një rëndësi gjeostrategjike dhe përçon një sinjal gjeostrategjik dhe është një njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE-së si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm.
Duke parë dhe përfshirjen e gjithëkujt dhe shoqërisë civile. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një të ardhme të lulëzuar. Urime Shqipërisë!”, tha ndër të tjera ajo. /abcnews.al