Kupa e Botës 2034 në Arabi: Ligat evropiane kundër luajtjes në dimër

Në vitin 2034 Kupa e Botës do të luhet në Arabinë Saudite. Mungoi vetëm njoftimi i FIFA-s i cili mbërriti pasditen e së mërkurës, në të njëjtën kohë kur edicioni i vitit 2030 iu dha Spanjës, Portugalisë dhe Marokut me disa ndeshje në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguai.

Organizimi i turneut në Arabinë Saudite ka rindezur debatin nëse është më mirë të luhet Kupa e Botës 2034 në dimër, siç ndodhi në 2022 në Katar, duke pasur parasysh temperaturat e larta të pranishme në vendin e Lindjes së Mesme midis qershorit dhe korrikut. Një diskutim i cili, siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, sheh një pozicion të qartë dhe përfundimtar nga ligat kryesore evropiane.

Në fakt, Ligat Evropiane , të cilat kanë në përberje kampionatet e mëdha evropiane, tashmë kanë bërë të ditur se janë fort kundër mbajtjes së një edicioni tjetër të Botërorit në dimër.

Ky nuk është një opinion i detyrueshëm, duke qenë se vendi pritës dhe vetë FIFA do të vendosin periudhën në të cilën do të luhen ndeshjet, e cila në çdo rast nuk mund të mos marrë parasysh ndjenjën e kampionateve të mëdha evropiane.

Më tej, kësaj situate i shtohet edhe procesi gjyqësor në vazhdim kundër vetë FIFA-s, i ngritur nga ligat evropiane, për shkak të mungesës së përfshirjes së tyre përpara se të vendosej për prezantimin e Kupës së re të Botës për Klube, duke shtuar një garë me ndeshje të tjera që grumbullohen në një kalendar tashmë plot ndeshje.

Edhe UEFA është cituar në të njëjtën procedurë për shkak të formatit të ri të Champions League-s.

Për më tepër, për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, lojtarët që do të arrijnë në finale do të përfshihen me ekipet e tyre kombëtare për një maksimum prej tetë javësh, që do të fillojë nga 25 maji deri në finalen e 19 korrikut.

Në fakt, nga edicioni i ardhshëm në kampionatin botëror do të marrin pjesë 48 skuadra. Dhe ky është ndryshimi më i madh midis Kupës së Botës në Katar dhe atyre të ardhshme në Arabinë Saudite, gjë që i bën ligat evropiane të priren drejt një konsiderate kundër mbajtjes së kompeticionit gjatë dimrit. /Albanianpost.com

Read Previous

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

Superkupa gjermane merr emrin “Franz Beckenbauer”