Arsenali po synon një tjetër transferim nga West Hami

Arsenali synon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit, pasi objektivi mbetet i pandryshuar që është titulli kampion.

E për të arritur deri tek titulli, Mikel Arteta dëshiron ta përforcojë më shumë skuadrën dhe synon një tjetër transferim nga rivalët e West Ham United.

Arsenali thuhet se po konsideron një lëvizje për Mohammed Kudus në afatin e ardhshëm të janarit, sipas TBR Football.

Topçinjtë kanë qenë të lidhur me mesfushorin e West Ham që nga vera e vitit 2023, kur ai bëri transferimin e tij prej 38 milionë funteve nga Ajax te Hammers.

Kudus, i cili ishte gjithashtu një objektiv i Brighton dhe Chelsea, që atëherë ka parë rritjen e vlerës së tij.

Paraqitjet e ndërkombëtarit ganez e kanë mbajtur atë në radarin e klubeve më të mira të Ligës Premier dhe Arsenali mund të jetë gati të bëjë lëvizjen e tij për mesfushorin e talentuar.

Megjithatë për të arritur deri te transferimi i mesfushorit ganez, Topçinjtë tani duhet të shpenzojnë mbi 80 milionë euro.

24-vjeçari këtë edicion në 12 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Read Previous

Këshillit të BE-së i kërkohet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Read Next

“Kaja Kallas është pro heqjes së masave kundër Kosovës”