Mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 902 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 68 aksidente, 23 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 45 vetëm me dëme materiale. /GazetaSinjali/

Read Previous

Ruben Amorim i gatshëm t’i shesë dy lojtarë të Man United sapo të hapet afati i janarit

Read Next

Ministria ukrainase aprovon përdorimin e sistemit robotik të pajisur me mitraloz