Irani dhe Rusia ndajnë përgjegjësinë për krimet e kryera kundër popullit sirian, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, një ditë pas përmbysjes së Bashar al-Assad.
“Rusia dhe Irani ishin mbështetësit kryesorë të regjimit të Assad-it dhe ata ndajnë përgjegjësinë për krimet e kryera kundër popullit sirian”, tha Rutte në një deklaratë.
Presidenti Bashar al-Assad është larguar nga Siria, i rrëzuar nga një ofensivë spektakolare nga rebelët islamistë, një pikë kthese në histori që i dha fund të dielën një sundimi gjysmë shekullor të pakundërshtueshëm nga klani i familjes së tij.
Ndërsa përshëndetën rënien e pushtetit, disa vende u kërkuan sirianëve të shmangin kurthin e ekstremizmit. /Albanianpost.com