United rikthehet në garë për Matheus Cunha

Manchester United ka qenë shumë pranë transferimit të Matheus Cunha në verë, por në fund Wolverhampton Wanderers rezistuan ndaj ofertave të shumta të Djajve të Kuq.

Sulmuesi brazilian ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë edicion në Ligën Premier, teksa është lojtari kryesor i Wolves.

25-vjeçari në 13 ndeshje ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë, derisa Manchester United janë rikthyer në garë për të.

Djajtë e Kuq kishin bërë ofertën më të lartë prej 60 milionë eurove, por që u refuzua nga Wolves.

Daily Mail ka raportuar se United janë rikthyer në garë për Cunhan pasi braziliani pëlqehet edhe nga trajneri i ri Ruben Amorim.

Gjiganti anglez synon që në janar të ofrojë 75 milionë euro për transferimin e sulmuesit brazilian. /Telegrafi/

Read Previous

Mbesa e Putinit zbuloi aksidentalisht numrin e ushtarëve të zhdukur rusë

Read Next

Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi: Kemi trajnerin më të mirë në botë për momentin