Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc

Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se e dënon shpërthimin që ka ndodhur sonte në kanalin e ujit të Ibër Lepencit.

Në një postim në platformën X, ai është shprehur se  e mbështet plotësisht reagimin edhe të shefit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, për të njëjtën çështje.

“E dënojmë fuqishëm sulmin e rëndë të mbrëmjes së sotme në kanalin e Ibër Lepencit dhe pasojat e tij të mundshme”.

“EULEX-i është i angazhuar në monitorimin e hetimeve të shpejta: autorët duhet të mbahen përgjegjës”, ka thënë Barbano./indeksonline/

Read Previous

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë shtyn vendimin për anulimin e zgjedhjeve

Read Next

Begaj bisedë telefonike me Osmanin, dënon aktet terroriste mbi Kanalin e Ibër-Lepenc