Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi qendror nga Serie A

Barcelona ka pasur probleme në repartin defensivë në vitet e fundit, por këtë vit Inigo Martinez dhe Pau Cubarsi kanë treguar stabilitet.

Gjithsesi me rikthimin e Ronald Araujos, mbrojtja do të jetë edhe më e fortë, edhe pse pritet largime në janar.

Katalunasit pritet t’i shesin dy qendërmbrojtësit si Andreas Christensen dhe Eric Garcia që nuk bëjnë pjesë në planet e Hansi Flick.

Megjithatë pas largimit të këtyre dy futbollistëve, gjiganti katalunas duhet ta transferojë një tjetër qendërmbrojtës.

Sport ka raportuar se mbrojtësi kolumbian Jhon Lucumi është në listën e dëshirave të Barcelonës pas paraqitjeve fantastike me Bolognën.

Lideri aktual i La Ligas e ka përcjell prej kohësh kolumbianin dhe duan transferimin e tij në janar, derisa Bologna e vlerëson 25 milionë euro.

Për të arritur te Lucumin, Barcelona së pari duhet t’i shes dy mbrojtësit Andreas Christensen dhe Eric Garcia. /Telegrafi/

Read Previous

Mbledhja e AKP-së, këto janë vendimet që u morën

Read Next

Shefi i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar akuzon Rusinë për një fushatë sabotuese ‘të pamatur’