Rusia prodhon 10 herë më shumë raketa se NATO-ja, thotë Putini

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë të enjten detaje për prodhimin e armëve të Rusisë.

Duke folur nga një samit në Kazakistan, Putini ka deklaruar se vendi i tij prodhon 10 herë më shumë raketa se të gjitha vendet e NATO-s dhe shtoi se në vitin 2025 prodhimi i tyre i raketave me rreze të gjatë do të rritet me 25-30%, raporton BBC.

Presidenti rus ka thënë gjithashtu se Rusia ka të gatshme për përdorim disa sisteme të tjera të ngjashme me Oreshnik, raketën e re balistike që përdori për të sulmuar Ukrainën javën e kaluar.

Në rast të përdorimit masiv të raketave Oreshnik në një goditje, fuqia e saj do të jetë e krahasueshme me përdorimin e armëve bërthamore, pohoi ai, duke shtuar se ata planifikojnë të vazhdojnë testet luftarake për raketën në përgjigje të “veprimeve të armikut”./koha.net/

Read Previous

Flamuri “Kuq e Zi” ngritet në New York

Read Next

Nafta rritet pasi armëpushimi Izrael-Hezbollah u shkel