​Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërprehet në rrugën Klinë-Pejë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Sipas njoftimit, me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. “Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin. Nga ora 15:00 deri në ora 16:00”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Read Previous

A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

Read Next

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada