Zyra e BE-së në Prishtinë mban diskutim me shoqërinë civile mbi raportin e progresit

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka mbajtur sot diskutim me shoqërinë civile mbi raportin e progresit për Kosovën me temën “Sa relevant është ky raport”.

Ambasadori i Zyrës së BE-së Aivo Orav ka folur rreth përgatitjes së Raportit të Progresit 2024 nga ana e Bashkimit Evropian.

Orav: BE-ja përgatit raportet për shtete të caktuara

Video

“Kur BE-ja përgatit raportin për shtetet e caktuara, posaçërisht për shtete që aspirojnë t’i bashkëngjiten BE-së, atëherë kontributi nga shteti, qeveria, opozita dhe shoqëria civile është me rëndësi të madhe…”, tha Orav.

Drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbëresha Loxha ka folur mbi implementimin e ligjeve në administratën publike.

Loxha: Këtë vit kemi progres të limituar në reformën e administratës publike

Video:

“Ne kemi pasur edhe shumë vërejtje të tjera që lidhen me procesin se si janë hartuar, por gjithashtu edhe përmbajtja e këtyre ligjeve… Në shumicën e rasteve miratimi i ligjeve bëhet pa konsultim të mirëfilltë publik”, tha Loxha.

Drejtoresha në Rrjetin e Grave të Kosovës, Nicole Farnsworth ka folur mbi rëndësinë e përfaqësimit të barabartë gjinor.

Farnsworth: Vlerësimi i impaktit gjinor të bëhet për çdo legjislacion

Video:

“… Qeveria duhet të sigurojë që vlerësimi i ndikimit gjinor të bëhet njësoj si në vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe sociale dhe të tjera, të bëhet në çdo pjesë të legjislacionit, si pjesë e politikave të procesit, me qëllim të sigurimit të përfshirjes gjinore”, u shpreh ajo.

Në diskutim është folur edhe mbi sigurinë e gazetarëve dhe gjendjen e mediave./kp/

Read Previous

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Read Next

Orbani thotë se do ta ftojë Netanyahun në Hungari