Rusia thotë se ka rrëzuar dy raketa britanike “Storm Shadow”

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar të enjten se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar dy raketa lundrimi “Storm Shadow” të prodhuara nga Britania e Madhe.

Ministria nuk ka dhënë informacione shtesë se kur dhe ku janë rrëzuar raketa, raporton CNN. 

Kremlini po ashtu ka refuzuar të komentojë lidhur me sulmin e së enjtes, për të cilin Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se ishte me raketa balistike ndërkontinentale.

Kjo është hera e parë që Rusia sulmon Ukrainën me raketa të tilla që kur ka nisur lufta, në shkurt të vitit 2022./koha.net/

Read Previous

BE-ja duhet të ruajë ‘urgjencën’ e procesit dixhital të euros, thotë udhëheqësi i projektit të BQE

Read Next

Mbikëqyrësi irlandez i privatësisë në pritje të qartësisë nga BE për rregullimin e AI