Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi me rastin e ditës së 1-mijtë të agresionit rus ndaj Ukrainës.
“Sot shënohen 1 mijë ditë nga agresioni rus ndaj Ukrainës, një sulm shkatërrues ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit”, thekson MEPJ në platformën X.
“Në këto 1.000 ditë, Ukraina ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj”, shton MEPJ.
MEPJ nënvizoi se, Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën.
“Lufta vazhdon dhe Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën në luftën për liri, paqe dhe drejtësi”, thekson MEPJ. /ATSH/