Dërgohet në mbajtje një person për incizime të pa autorizuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual dhe fotografim e incizim të paautorizuar. 

Sipas raportit 24-orësh të Policisë ai dyshohet se e ka incizuar të dashurën e tij në kohën sa ajo ishte duke fjetur dhe i kishte shpërndarë videot në rrjetet sociale.

“Dyshohet se viktima f/s, shtetase e Serbisë  kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj m/k, i cili kishte shfrytëzuar rastin deri sa viktima ishte në gjumë  i kishe bërë disa incizime të cilat më pas i kishte shpërndarë në rrjete sociale”, thuhet në raportin e Policisë. I dyshuari thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Koha.net

Read Previous

Arkeologët në Londër zbulojnë një rrugë romake 2000 vjet të vjetër

Read Next

Shqipëria mund të përballet me Kosovën në play-off