Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 34 dronë ukrainas

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 34 drone ukrainas mbi Rusi gjatë natës.

Lajmi u konfirmua nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në një deklaratë zyrtare u saktësua se 20 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Kurskut, 11 mbi rajonin Bryansk dhe nga një mbi rajonet e Krimesë, Belgorodit dhe Kalushkës.

Në rajonin e Kalugës, një dron shpërtheu në periferi të qytetit të Ljudinovo, njoftoi guvernatori i rajonit, Vladislav Šapša.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ahmeti: Shqiptarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe që e fituam me gjak e sakrificë

Read Next

Ndeshja ndaj Çekisë, Sylvinho: Futemi për fitore