Kanë filluar punimet për sanimin e rrugëve me asfalt në komunën e Gjakovës

Kanë filluar punimet për sanimin e gropave dhe ndërtimin e rrugëve me asfalt në komunën e Gjakovës. Drejtori për Shërbime Publike, Shkumbin Kastrati tha që momentalisht punimet të bëhen brenda zonës së qytetit.

Kastrati tha që po mundohen që sa më shpejt t’i përfundojnë punimet.

Rregullimi i rrugëve me asfalt dhe sanimi i gropave do t’i përfshijë edhe fshatrat e kësaj komune.

Read Previous

Sa është kanella efektive për shkrirjen e dhjamit?

Read Next

Kryetarët e komunave kërkojnë heqjen e masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria