Frank Lampard afër arritjes së marrëveshjes me klubin nga Championship

Image: (John Walton/PA) (PA Wire)

Frank Lampard është në bisedime të avancuara me Coventry dhe mund të marrë përsipër ekipin e Championship shumë shpejt, sipas mediave të ishullit.

“Këngëtarët” kanë shkarkuar pak ditë më parë Mark Robbins, anglezi prej 7 vitesh e gjysmë në krye të klubit. Specialisti 54-vjeçar drejtoi skuadrën në 387 ndeshje gjatë kësaj periudhe, në të cilat arriti 157 fitore, 98 barazime dhe pësoi 132 humbje.

Frank Lampard ka mbetur pa punë që nga qershori i vitit 2023 pas një periudhe të shkurtër si menaxher i përkohshëm i Chelseat. Në karrierën e tij menaxheriale, Lampard ka dy periudha në krye të Bluve të Londrës, Derby County dhe Everton. /GazetaBlic Sport

Read Previous

Pas gjashtë muajsh, 31 ushtarë nga Shqipëria përfundojnë misionin në Kosovë

Read Next

Calhanoglu: Merituam më shumë, e dominuam ndeshjen ndaj Napolit