Policia e Kosovës bënë të ditur se ka arrestuar një person në fshatin Korenicë të Gjakovës nën dyshimin se kishte tentuar t’i korruptonte zyrtarët policorë.
I dyshuari kishte tentuar të shmangte gjobën duke tentuar t’i ofronte 10 euro policit, pasi ishte ndaluar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit për tejkalim të shpejtësisë.
Ai është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është hapur rast “dhënia e ryshfetit”.
Raporti i plotë policor:
“I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, ndërsa kartëmonedha prej 10 eurosh u sekuestrua si provë materiale. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rast “dhënia ryshfeti,” dhe ai u ndalua për 48 orë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës”.