Raportohet se dy fëmijë janë ngacmuar seksualisht në Leposaviq

Një person në Leposaviq ka raportuar në Polici se dy fëmijët e tij janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur të enjten në Leposaviq, rreth orës 13:00.

“Leposaviq  07.11.2024 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij të mitur janë ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Ramadani e Ismajli ndahen baras

Read Next

Renditja e plotë e pikëve të Topit të Artë 2024