Renditja e Ligës së Kampionëve pas xhiros së katërt

Ndeshjet e luajtura të mërkurën në mbrëmje përfunduan xhiron e 4-të të Ligës së Kampionëve.

Pas xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, Liverpool është i vetmi klub me performancën maksimale prej katër fitoresh në po aq ndeshje.

Reds ndiqen nga Sporting, Monaco, Brest dhe Inter me nga 10 pikë.

Pesë klube ende nuk kanë pikë, dhe janë përkatësisht RB Leipzig, Sturm, Crvena Zvezda, Young Boys dhe Slovan Bratislava.

Befasia e bukur është edhe Dinamo Zagreb që ka një pozitë të shkëlqyer në renditje, pasi mban pozitën e 16-të

Bayern Munich, Real Madrid, Milan, Atletico Madrid dhe PSG, qëndrojnë nga pozita e 18-të dhe poshtë.

Tetë pozitat e para çojnë direkt në fazën e 1/16-tës, ndërsa deri në pozitën e 24-të ekipet luajnë në play-off. /Telegrafi/

https://www.sofascore.com/tournament/football/europe/uefa-champions-league/7#id:61644

Read Previous

Henry befason për njeriun që fshihet pas suksesit të Barcelonës dhe nuk është Hansi Flick

Read Next

Të paktën 40 të vdekur nga një sulm izraelit në Libanin lindor