Kjo për arsye se francezi është vetëm një gol larg sulmuesit Raul Gonzalez në kuadër të Ligës së Kampionëve, që është golashënuesi i dytë në histori të klubit për gara evropiane.
Benema është në sezonin e 17-të dhe ka shënuar 70 gola, derisa Raul në Ligën e Kampionëve ka regjistruar 71 gola.
Francezi është vetëm pas Cristiano Ronaldos, me 105 gola në Ligën e Kampionëve si lojtar i Real Madridit (134 në total), Lionel Messi me 120 dhe vendin e tretë e zë Robert Lewandowski me 73 gola.
Thuhet shpesh se Benzema nuk shënon shumë gola brenda vitit, por statistikat tregojnë se golaverazhi i tij është më i mirë se Raul.
Ish sulmuesi i “Los Blancos” iu nevojiten 142 ndeshje në 12 mijë e 13 minuta për të shënuar 71 gola (një gol në 169.1 minutë). Francezi brenda 127 ndeshjeve realizoi 70 gola brenda 9 mijë minutave (një gol në 128 minutë)./Lajmi.net/