Viktimave të cilat pjesë e dokumentimit të historisë së tyre në këtë raport, deri më tani statusi iu është njohur vetëm 194 personave, 61 raste janë në pritje, ndërsa 28 rasteve u është refuzuar statusi.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti ka theksuar se kjo është një iniciativë për të vën gur- themelin për dëshminë e një të vërtete zyrtare.
Sipas saj, historia e re nuk mund të shkruhet pa prezencën e zërave të heshtur tash e më shumë se dy dekada.
Rushiti ka shtuar se shumë gra dhe burra të cilët përjetuan këtë krim, më nuk jetojnë edhe për shkak të vuajtjeve dhe sëmundjeve të shumta.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovës, Thomas Kolly tha se të mbijetuarat po përjetojnë padrejtësi të dyfishtë, meqë ende po përballen me stigmatizim edhe nga familja e ngushtë.
Në ditën kur ajo po kujton se çfarë i ndodhi 22 vjet më parë, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila rrëfeu tmerrin e përjetuar si 16 vjeçare tha se 14 prilli i vitit ’99 ia ka ndryshuar jetën.
Menaxherja e projektit, Fatmire Haliti tha se në këtë raport ka theksuar se janë të dokumentuara historitë e 345 viktimave të dhunës seksuale. Ku 45 për qind prej tyre janë raste të moshës 18 deri në 28 vjeç, ndërsa 32 për qind nga 29 deri në 39 vjeçare. E viktimat më të reja janë ato të moshës 9 vjeçare.
Muaji mars, prill dhe maj janë me më së shumti raste të dhunimeve.
Vetëm 13 raste kanë kërkuar hetimin e rastit, dy raste janë ngritur aktakuzat, ndërsa 8 nuk dihet se çfarë ka ndodhur.
Për rastet ku dhunimet kanë ndodhur në shtëpinë e viktimës, Haliti tha se të njëjtat e kanë shumë të vështirë sepse shumica nuk e kanë ndërruar vendbanimin.
57 për qind e këtyre rasteve janë dhunime individuale, ndërsa 42 për qind dhunime në grup. Ndërsa, në 75 për qind ngjarjes së dokumentuar ka pasur dëshmitarë të dhunimit.
Në raportin e publikuar tregon edhe për numrin e atyre që kanë raportuar rastin në institucionet e drejtësisë.
86 për qind e rasteve kanë treguar se kryerësit nuk i kanë parë më herët, 9 për qind e tyre i njohin sepse kanë qenë persona me emër në atë komunitet. Ndërsa 5 për qind të pa identifikueshëm, pasi që kanë qenë të maskuar në fytyrë./KosovaPress