Rriten masat e sigurisë në SHBA

Ndërsa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Trumpit, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Kapitolit në 2021.

Ndërsa amerikanët po presin me ankth rezultatin e kësaj gare historike presidenciale, Uashingtoni po përgatitet për më të keqen.

Bëhet e ditur se shteti amerikan po përgatitet për një tjetër sulm të dhunshëm të mbështetësve të Donald Trump nëse ai humbet nga Kamala Harris, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Kompleksi i Shtëpisë së Bardhë tani duket si një kështjellë.

Masave të rrepta tashmë ekzistuese të sigurisë i është shtuar një gardh metalik i zi prej më shumë se dy metra lartësi.

Kjo pasi autoritetet federale dhe lokale kanë frikë nga skenat që të kujtojnë sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar 2021.

Ndryshe, Trump tashmë ka filluar të vërë në dyshim integritetin e votave edhe para se të numërohen fletëvotimet, veçanërisht në Gjeorgji. /Telegrafi/

Read Previous

10,000 trupa të Koresë së Veriut tani në rajonin Kursk të Rusisë, thotë Pentagoni

Read Next

Parlamenti Evropian verifikon komisionerët e rinj