Policia e Kosovës, ka bastisur pasditen e djeshme, shtëpinë dhe mjetet përcjellëse të një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Nga ky aksion, gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjuetisë, 15 copë fishekë dhe një karikator të zbrazët, njofton Klan Kosova.
Megjithatë gjatë këtij operacioni, një zyrtar policor ka mbetur i lënduar dhe është detyruar të marr trajtim mjekësor, si pasojë e goditjes me automjet nga i dyshuari të cilin autoritetet po e kërkonin.
Kjo ndodhi gjatë veprimeve hetimore që policia po zhvillonte në terren, ku i dyshuari i cili ka arritur të arratiset, me automjetin e tij, nis vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policorë.
Siç bënë të ditur policia, në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale: ”Fajde, sulm ndaj personit zyrtar, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, njofton Klan Kosova.