Gërvalla i përgjigjet Gjuriç-it: S’ka vend në botë me emrin “Kosovë e Metohi”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka thënë se nuk ka vend në botë që quhet “Kosovë e Metohi”, duke iu kundërpërgjigjur Ministrit të Punëve të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, i cili vazhdimisht i referohej Kosovës me këtë emër.

Këto komente, Gërvalla i ka bërë në seancën e radhës e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku po shqyrtohet raporti i ri gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

“Nuk ka vend në botë, në këtë glob që quhet ‘Kosovë e Metohi’, është Kosovo, Kosova, Republika e Kosovës, por që do të ishte e njëjta gjë të fillojë ta quaj me ndonjë emër tjetër, por nuk do ta bëjë këtë”, tha Gërvalla./Albanianpost.com

Read Previous

Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë mbi tre miliardë euro

Read Next

Kurti i konsideron punë të kryera shtrirjen e kontrollit në Veri dhe çështjen e sigurisë atje