Biden ngjall polemika me komentet për mbështetësit e Trumpit, duke i quajtur “mbeturina”

Joe Biden ra vetë pre e kritikave, teksa kritikonte komedianin mbështetës të Donald Trumpit, që i quajti “mbeturina” banorët e Porto Rikos. Në një videomesazh, shefi i Shtëpisë së Bardhë përdori të njejtin term për të etiketuar mbështetësit e kandidatit republikan.

Joe Biden: Ata janë njerëz të nderuar. Të vetmet mbeturina që shoh të lundrojnë kudo janë mbështetësit e tij.

Komenti i shkaktoi telashe kandidates demokrate Kamala Herris, e cila për të njejtin term të përdorur nga komediani Toni Hinçklif në tubimin e të dielës në New York, akuzoi rivalin e saj republikan për racizëm dhe nxitës të urrejtjes.

Pak para publikimit të kësaj deklarate, Herris bëri thirrje në një tubim para Kapitolit në vendin ku u tubimi i dhunshëm i 6 Janarit 2021, që të nisej një kapitull i ri pa dramë dhe konflikte. Ndërsa Donald Trumpi nuk e la t’i ikë ky rast pa ironizuar.

Donald Trump: Ai nuk di ç’thotë, faleni ju lutem.

Më pak se një javë para zgjedhjeve, kandidatët po zhvillojnë një garë të ethshme pasi sondazhet tregojnë se ata janë kokë më kokë. /tvklan.al

Read Previous

Aktakuzë ndaj 3 personave për vrasje të rëndë në tentativë

Read Next

Kremlini mohon se po bisedon me Kievin për të ndalur sulmet kundër energjisë