Pekini është qyteti me më shumë miliarderë. Lë pas kështu edhe New York-un e rekordeve.
Sipas mediave amerikane që citojnë renditjen e Forbes, pekini ka “fituar” 33 miliarderë të rinj në vitin 2020, duke arritur kështu në kuotën 100.
Ndërsa qyteti që nuk fle kurrë, në vitin 2020 ka shtuar vetëm 7 miliarderë të rinj, duke u ndalur në 99 të tillë.
Njeriu më i pasur i Pekinit aktualisht është Zhang Yiming, themelues i Bytedance, shoqëria që ka në pronësi edhe Tik Tok.
Ndërsa njeriu më i pasur në New York është Michael Bloomberg, me një pasuri prej 59 mld $. Ai ka qenë kryebashkiak i qytetit nga vitit 2001-2013, njëkohësisht është sipërmarrës në fushën e mass-media me kompaninë mediatike Bloomberg Lp.
Klan News