Shkeli urdhrin mbrojtës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se në një market, e kishte kanosur bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës.

Rasti ka ndodhur të premten në Malishevë, në ora 17:30.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në një market, e kishte kanosur i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Inzaghi: Juventusi është një ekip i shkëlqyer, e dimë se sa e rëndësishme është ndeshja ndaj tyre

Read Next

Osmani uron Van der Bellen për Ditën Kombëtare të Austrisë