Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi që po kërkohet për dhunim.

Përmes një njoftimi për media, Policia ka publikuar të dhënat dhe fotografinë e të dyshuarit.

Sipas Policisë, i kërkuari për dhunim është Mazllum Brahimaj.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e PK-së./BetimipërDrejtësi

Read Previous

Franca i ofron ndihmë Libanit në vlerë prej 100 milionë eurosh

Read Next

Ministri Murati takohet me shefin e misionit të FMN-së