Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
KESCO përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen me energji elektrike nga ky dikaster, e kanë obligim ligjor që të lidhin kontratë të furnizimit me kompaninë.
“Rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është proces i thjeshtë dhe i lehtë për të gjithë konsumatorët anekënd Kosovës. Mjafton të vizitohet pika më e afërt dhe aty do t’u sqarohet i gjithë procesi”, thuhet në njoftim.
KESCO paralajmëron se kush nuk përditëson të dhënat nga data e informimit nga furnizuese shkyçet nga energjia elektike.
“Kushdo që nuk e bën këtë brenda dy javësh që nga data e informimit prej furnizuesit, në këtë rast KESCO-s, shkyçet nga rrjeti elektrik. Këtë e bëjmë në vazhdimësi, posa të kalon ky afat i përcaktuar nga legjislacioni, dhe do të vazhdojmë të bëjmë aksione të tilla edhe ditëve në vazhdim. Marrë parasysh rolin e rëndësishëm që kanë të dhënat e sakta dhe të përditësuara në sektorin e energjisë, KESCO po ndërmerr masa proaktive për të rritur efikasitetin operacional, për të siguruar kënaqëshmërinë e konsumatorëve dhe për të mbështetur pajtueshmërinë rregullative”, njofton KESCO. /21Media