Hapja e negociatave, Begaj: Tani e kemi ne në dorë rrugëtimin drejt BE-së

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përshëndetur hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Begaj ka shkruar në ‘Facebook’, se ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.

“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi. Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”, ka shkruar ai. /RTKlive

Read Previous

Várhelyi: Pa zgjerimin Evropa nuk mund të bëhet më e fortë

Read Next

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kuzhinierë