OBSH: Nis raundi i dytë i fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se raundi i dytë i fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit ka filluar në Gazën qendrore.

Armëpushimet humanitare në luftën në Rripin e Gazës kanë lejuar vazhdimin e raundit të dytë të vaksinimit të poliomielitit për 590,000 fëmijë nën 10 vjeç.

Raundi i parë i fushatës për vaksinimin e poliomielitit në Rripin e Gazës, i cili filloi më 1 shtator, ia arriti qëllimit duke vaksinuar 90% të fëmijëve nën moshën 10 vjeç.

Fushata u krye në faza gjatë një periudhe dy javore gjatë armëpushimeve humanitare midis Izraelit dhe Hamasit./abcnews.al

Read Previous

Banka Botërore : 26 vendet më të varfra të botës po marrin gjithnjë e më pak mbështetje ndërkombëtare

Read Next

Lojtarët kritikojnë kalendarin e ngjeshur, UEFA sugjeron rotacion më të madh të skuadrave